Newcastle dëshiron ta nisë në Manchester United pazarin e blerjes së lojtarëve

  • S.A /
  • 11 October 2021 - 10:35
Newcastle dëshiron ta nisë në Manchester United pazarin e blerjes së lojtarëve

Premier League miratoi shitjen e tij,  duke kaluar nga Mike Ashley, pronar i SportDirect, në duart e sheikëve të Arabisë Saudite që do të zotërojnë 80% të aksioneve.

Blerja nga princi i kurorës, Mohamed Bin Salman, duke pasur parasysh trashëgiminë tij të madhe, i ka bërë tifozët të ëndërrojnë për nënshkrime të mëdha dhe këto janë më afër realitetit se sa duket.

Ne mediat britanike emrat ndjekin njëri-tjetrin dhe së fundmi është shfaqur mundësia për të “bërë pazar” në Old Trafford. Katar janë emrat që klubi dëshiron të transferojë gjatë merkatos së janarit për të përforcuar skuadrën që të jenë në gjendje të qëndrojnë në Premier League.

Të zgjedhurit janë katër lojtarë që kanë humbur vendin e titullarit pas ardhjes së emrave të rinj  në “Teatrin e Ëndrrave”.

Donny Van de Beek, Anthony Martial, Jesse Lingard dhe Eric Bailly janë të zgjedhurit që do të tentohen vetëm pas pak muajsh.

Këta katër lojtarë janë prekur nga ardhja e Cristiano Ronaldos, Jadon Sanchos dhe Varane këtë verë.

(Kosova Sot Online )