FFK-ja mban konferencë të papritur, a po pritet largimi i trajnerit Challandes?

  • S.A /
  • 13 October 2021 - 10:38
FFK-ja mban konferencë të papritur, a po pritet largimi i trajnerit Challandes?

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka thirrur një konferencë të papritur dhe të pazakontë për media për sot në mesditë, në të cilën pritet ta njoftojë ndarjen me trajnerin Bernard Challandes.

Një ditë pas humbjes tronditëse nga Gjeorgjia, pas të cilës Kosova ra në vendin e fundit në Grupin kualifikuese për Kupën e Botës, FFK-ja ka thirrur konference të papritur për media.

“Ju njoftojmë se sot (më 13/10/2021) në orën 13:00 në selinë e FFK-së do të mbahet konferencë për media”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Challandes ka kohë të gjatë që është duke u përballur me trysni dhe kritika të mëdha për rezultatet e dobëta dhe mënyrën se si i ka menaxhuar lojtarët verdhekaltër.

Kosova i ka humbur pesë prej shtatë ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2022, duke e arritur vetëm një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet e tjera.

(Kosova Sot Online )