Rodgers e refuzon Newcastle Unitedin, po pret ta zëvendësojë Guardiolën te City

  • S.A /
  • 14 October 2021 - 13:00
Rodgers e refuzon Newcastle Unitedin, po pret ta zëvendësojë Guardiolën te City

Pronarët e rinj arabë të Newscatle United kanë nisur menjëherë konsultimet për ndërtimin e një skuadre të madhe, të denjë për të rivalizuar me klubet më të mëdha në Angli dhe jo vetëm.

Kanë nisur të qarkullojmë emra të rëndësishëm futbollistësh, si përforcime të mundshme, por më parë drejtuesit e “Magpies” duhet të gjejnë njeriun e duhur për të drejtuar “yjet” që do të afrohen në “St. James’ Park”.

Një nga emrat që po qarkullon në media, është Brendan Rodgers, trajneri aktual i Leicester Cityt, por irlandezo-veriori, me sa shkruajnë në mediet britanike, nuk ka ndërmend ta pranojë ofertën e Newcastle.

Arsyeja? 48-vjeçari ka plane të tjera për të ardhmen. Synimi i tij është të marrë drejtimin e Manchester City-t, pas largimit të Pep Guardiolës. Spanjolli ka ndërmend të qëndrojë në krye të Citizens edhe sezonin e ardhshëm dhe fiks pas 18 muajsh rolin e tij pritet ta marrë Rodgers.

Tekniku aktual i Leicester City-t është në krye të një liste të ngushtë kandidatësh për të zëvendësuar Guardiolën. Në ambientin e “Sky Blue” ai ka shumë admirues, madje është përfolur për ta marrë drejtimin kësaj skuadre pas largimit të Roberto Mancinit në vitin 2013.

Sidoqoftë, ekziston frika se emërimi i Rodgers trajner i City-t do të krijonte përçarje për faktin se ka drejtuar për tri vite rivalët e Liverpoolit.

(Kosova Sot Online )