CR7 e ‘tepron’ kësaj radhe, dhurata e tij për Georginën kalon çdo limit

  • S.A /
  • 14 October 2021 - 13:37
CR7 e ‘tepron’ kësaj radhe, dhurata e tij për Georginën kalon çdo limit

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një prej çifteve më të famshme në botë.

Futbollisti nuk kursehet asnjëherë nëse bëhet fjalë për t’i bërë dhurata partneres së tij, Georginës. Por kësaj  dhurata e tij ka suprizuar dhe vetë Georginën e cila nuk ngurruar ta ndajë me ndjekësit e saj.

Në foton e publikuar nga modelja shihet një mbajtëse në të cilën mund të ruhet një sasi e madhe e argjendarive dhe siç duket është ideale për udhëtimet e gjata.

Dhurata e Cristiano Ronaldos përfshinte edhe tre çanta të tjera me të njëjtin funksion.

Sidoqoftë, ajo që i ka lënë ndjekësit e saj pa fjalë, dhe sigurisht edhe vetë modelen, është çmimi i kësaj dhurate.

Kjo çantë e madhe i përket firmës prestigjioze Louis Vuitton dhe ky model kushton  124,000 euro.

Kutia e bizhuterive Malle Vendôme është një nga artikujt më luksozë të firmës së njohur dhe u krijua si një dhuratë për përurimin e butikut të kësaj marke në Place Vendôme epiqendra e argjendarëve parizianë. 

Me dimensione që arrijnë 140 centimetra në lartësi , ai ka tetë sirtarë për të ruajtur stoli, një bust për gjerdan, një pasqyrë të lëvizshme, një kovë për një unazë, dhe madje edhe një çantë transporti për më shumë pjesë. 

Pa dyshim, futbollisti portugez ka ditur ta lërë partneren e tij pa fjalë.

Ai i është përgjigjur postimit të Georginës me disa emoji zemra.

 

(Kosova Sot Online )