Konfirmohet, shtyhet debutimi i Ramosit, PSG edhe pa Messin e Neymarin

  • S.A /
  • 15 October 2021 - 11:39
Konfirmohet, shtyhet debutimi i Ramosit, PSG edhe pa Messin e Neymarin

Paris Saint Germain do të jetë sërish pa Lionel Messin dhe Neymarin, derisa debutimi i Sergio Ramos është shtyrë sërish.

PSG luan sonte në “Parc des Princes” nga ora 21:00 dhe Neymar me Messin do të mungojnë shkaku i detyrave me kombëtaret e tyre, pasi sot luajtën sfidat e fundit për tetor në kualifikueset e Botërorit me ABrazilin dhe Argjentinën. Për sonte ishte paraparë debutimi i Sergio Ramos me Parisin, por s’do të jetë sërish.

Ai zyrtarisht nuk është në listën e futbollistëve të ftuar dhe mësohet se ish kapiteni i Realit nuk dëshiron të rrezikojë dhe do të punojë fort për të qenë në 100% pas 10 ditësh. Parisi prin në Ligue 1 pas 9 xhirove me 24 pikë, gjashtë më shumë se ndjekësi më i afërt, Lens me 18 pikë. 

(Kosova Sot Online )