Po gënjen Isa Mustafa, Asociacionin e Komunave serbe e vulosi vetë në Bruksel së bashku me Hashim Thaçin!

Po gënjen Isa Mustafa, Asociacionin e Komunave serbe e vulosi vetë në Bruksel së bashku me Hashim Thaçin!
Po gënjen Isa Mustafa, Asociacionin e Komunave serbe e vulosi vetë në Bruksel së bashku me Hashim Thaçin!

Skender Mulliqi

  • 14 October 2021 - 06:58

Shkruan: ANALIST-Skënder Mulliqi

Përgjegjësi mbajnë nënshkruesit e Asociacionit më disa kompetenca ekzekutive , mbajnë përgjegjësi edhe ata deputetë që i patën ngritur lartë gishtat në Kuvend për ta bërë faktike.

-Tash kur vazhdimi i bisedimeve më Serbinë do të arrin ndoshta fazën finale, kur po shtohet trysnia mbi Kosovën nga përfaqësuesit e BE-së, në këto bisedime, Lajqak dhe Borel që Asociacioni të vihet mbi tavolinë, nga LDK po lëshohen zëra për shfajësim së ish kryetari i tyre , Isa Mustafa gjoja nuk e ka nënshkruar Asociacionin më kompetenca ekzekutive!

Përmes një komunikate disa ditë më parë ,LDK-ja fajin për nënshkrimin e kësaj marrëveshje ia atribuoj ish kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit. Dhe, tutje thuhet në komunikatë se kryeministri, Albin Kurti po e rrezikon shtetësinë e Kosovës më veprimet e tija të nxituara.

Kemi dëgjuar edhe Isa Mustafën tash së Asociacioni nuk është në favor të Kosovës , dhe paraqitjen tjetër në opinion së, ai gjoja nuk e ka nënshkruar marrëveshjen në fjalë! Të gjitha këto deklarime nga ana e LDK-së dhe veçanërisht të Mustafës po bëheni tash, kur po afrohet data e mbajtjes të zgjedhjeve lokale , për të fituar më shumë vota . Dihet së çfarë dëmi i është bërë Kosovës me firmosjen e Asociacionit në Bruksel, së pari nga Thaçi dhe së fundi vulë marrëveshjes i dha , Isa Mustafa. Edhe Thaçi edhe Mustafa tjera deklarime kanë pasur atëherë lidhur më Asociacionin , duke e arsyetuar së gjoja nuk e prek statusin politik të Kosovës. Dihet së sa i kanë dhënë zjarr që të dytë para kësaj lidhur më vijën e Demarkacionit më Mal të Zi, duke arsyetuar nënshkrimet e tyre, edhe pse e dinë fortë mirë së i kanë falur 8200 hektarë toke këtij shteti fqinje.

Kjo ne fakt don të thotë së “Zajedinca” , nuk ka qenë gabimi i parë i Mustafës . Për t’ia faturuar tash Kurtit fajin së gjoja po nxitohet. Ky është një tentim të mbulimit të fajit shumë të madh të Isa Mustafës , që Kosovën më Asociacionin e ka pru para aktit të kryer, kur dihet së çdo marrëveshje e nënshkruar merre karakter ndërkombëtar. Këtë gjë e dinë mirë Mustafa dhe LDK-ja, por edhe PDK-ja.

Por edhe Behxhet Pacolli I cili edhe ai në atë kohë e kishte një copë pushtet. Këta keq qeverisën me vendin për shumë vite , duke i cenuar me marrëveshje të nënshkruara interesat e Kosovës. Të përdorët kjo temë shumë e ndjeshme dhe e interesit madhor, për fushatë elektorale është pafytyrësi e llojit të vet. Kjo temë nuk është e asnjë personi apo partie të caktuar politike , kjo temë është e të gjitha subjekteve politike , dhe shqiptarëve përgjithësisht.

Ata që nuk punuan mirë për Kosovën në të kaluarën në vend që të pësojnë katarsisë pozitiv , po vazhdojnë me avazin e vjetër të lojërave krimo-politike për ti arritur synimet partiake dhe synimet pushtetare e kriminale! Implementimi marrëveshjes të Asociacionit si është nënshkruar në Bruksel, donë të thotë ndarje të Kosovës mbi bazat etnike , apo formim në një të ardhme të afërt të një “Republike Srpska” të re, por tash në Kosovë. Qeveria e re është e përkushtuar lidhur më këtë temë që ajo mos të gjen zbatim në këtë formë, e cila Kosovën e bënë shtet jo funksional.

Dihet se edhe Kushtetuta e Kosovës e kishte hedhur poshtë në shumë nene si të tillë. Por, e thash edhe më lartë së duhet punë e madhe , për ta zhvlerësuar një marrëveshje e cila ka marrë formën ndërkombëtare, e për çka Kurti, edhe nëse ndodhë ndonjë e pa pritur, nuk bartë asnje përgjegjësi .Përgjegjësi mbajnë nënshkruesit e Asociacionit më disa kompetenca ekzekutive , mbajnë përgjegjësi edhe ata deputetë që i patën ngritur lartë gishtat në Kuvend për ta bërë faktike.

Se ku na kanë pru gabimet nga e kaluara në veri me tolerimin e strukturave kriminale serbe, dhe mos shtrirje te sovranitetit te plote, e treguan edhe ngjarjet e fundit me reciprocitet për targat serbe, ku Serbia kërcënojë me lufte për ta bere faktike Asociacionin me kompetenca ekzekutive. Kur kjo krizë u fashitë me nënshkrimin e marrëveshjes për targa në Bruksel, por nuk po ndalen veprimet kriminale atje nga serbet e rebeluar dhe shërbimet sekretë të Serbisë në Kosovë.

Ngjarja më e re kur policia e Kosovës po vepron më operacionet policore më qëllim të realizmit të parandalimit të akteve kriminale në disa pjesë të Kosovës, kështu edhe në Veri , serbët po rezistojnë zbatimin e aksionit të filluar te policë , më akte të ndryshme të dhunës, siç kanë vepruar shpesh deri me sot, për të krijuar situata krizash destabilizuese në Kosovë. Ngjarja me targa dhe ngjarja e fundit serish më shfaqje të dhunës në veri , po nxitën nga presidenti i Serbisë , Aleksandër Vuçiqi, pikërisht për të realizuar skenarin për Asociacionin më kompetenca ekzekutive , që nënkupton ndarje të Kosovës mbi bazat etnike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".