Alex Frei, opsioni më i ri i Kosovës

  • S.A /
  • 15 October 2021 - 12:37
Alex Frei, opsioni më i ri i Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës është vënë në kërkim të trajnerit të ri pasi u nda me Bernard Challandesin. Në dy ditët e fundit kanë qarkulluar emra të shumtë të mundshëm për ta marrë në dorë ekipin kombëtar.

E i fundit që i është shtuar listës është Alex Frei.

Mediumi i njohur zviceran “Blick” në versionin e tij online shkruan se ish-futbollisti i njohur zviceran mund të emërohet selektor i ri i Kosovës.

Legjenda e Baselit dhe e Kombëtares së Zvicrës aktualisht e drejton ekipin FC Wil në Challenge League të shtetit helvetik.

Gjithnjë sipas mediumit zviceran, edhe Martin Andermatt është një tjetër kandidat, përcjell “Gazeta Express”.

59 vjeçari e ka marrë vendin e Murat Yakin në FC Schaffhausen në mes të muajit shtator.

Gjithashtu, kandidatë të tjerë janë edhe britaniku John Gregory dhe slloveni Primoz Gliha.

Po ashtu, kanë qarkulluar edhe emrat e trajnerëve si Felix Magath, Roberto Carlos, Gianni de Biasi e Walter Zenga.

(Kosova Sot Online )