Madridi kërkon mbrojtës në Francë te Lyon

  • S.A /
  • 15 October 2021 - 12:40
Madridi kërkon mbrojtës në Francë te Lyon

Jason Denayer ka rënë në radarin e Real Madridit.

Real Madridi po mendon që sa më parë të transferojë një qendër mbrojtësi dhe Jason Denayer është në listën e los Blancos sipas Defensa Central.

 Reprezentuesi i Belgjikës është në vitin e fundit të kontratës me Lyonin dhe mund të transferohet si i lirë verën e ardhshme. Nuk përjashtohet mundësia që Reali të tentojë ta marrë edhe në janar, duke parë çalimin që skuadra e Carlo Ancelotti po ka në aspektin defensivë që prej largimeve të Sergio Ramos dhe Raphael Varane. 

(Kosova Sot Online )