Mbappe i turpëron katër lojtarë, çfarë lëvizje

  • E.K /
  • 16 October 2021 - 10:16
 Mbappe i turpëron katër lojtarë, çfarë lëvizje

PSG ka mposhtur me përmbysje 2-1 Angersin në një ndeshje ku shkëlqeu Kylian Mbappe.

Ndeshja nisi më mirë për miqtë që shënuan në minutën e 36-të me Angelo Fulgini. Por Paris Saint-Germain përmbysi gjithçka në pjesën e dytë, duke i realizuar dy gola.

Fillimisht Danilo barazoi rezultatin me një gol me kokë në minutën e 69-të, ndërsa Mbappe shënoi golin e fitores në minutën e 87-të nga pika e bardhë.

Mbappe ishte në natën e tij, ani pse u desh të vuajë deri në fund Parisi.

Në një moment, ai arriti që t’i kalojë katër lojtarë, por fatkeqësisht, ky aksion nuk përfundoi me gol.

(Kosova Sot Online)