Kosova e zë vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik të Karatesë

  • S.A /
  • 17 October 2021 - 16:41
Kosova e zë vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik të Karatesë

Kombëtarja e Kosovës në karate e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik të karatesë të dielën në Poreç të Kroacisë.

Kosova e ka zënë vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik të Karatesë në Kroaci.

Karateistët kosovarë e mposhtën Malin e Zi, por humbën nga Turqia, para se ta mundnin Bullgarinë në luftën për medalje e bronztë.

Kosova fitoi edhe tri medalje tjera në individuale. Elhami Shabani fitoi të argjendtën, ndërsa Herolind Nishevci e Fortesa Orana të bronztën.

(Kosova Sot Online )