Koeman: Gjithmonë kam besuar në Coutinhon

  • S.A /
  • 18 October 2021 - 09:37
Koeman: Gjithmonë kam besuar në Coutinhon

Ronald Koeman e ka lartësuar Philippe Coutinhon për ndikimin e tij si zëvendësues në fitoren e Barcelonës 3:1 kundër Valencias të dielën, duke thënë se gjithmonë ka besuar në aftësitë e brazilianit.

Trajneri i Barcelonës Koeman po ashtu la të kuptohej se Coutinho mund të fitojë rol kyç në mesfushën e skuadrës me përmirësim fizik.

Coutinho u fut në lojë në minutën e 60-të në Camp Nou, duke e zënë vendin e Ansu Fatit, kur Barcelona e kishte epërsinë e një goli dhe pastaj e shënoi vetë një gol për ta vulosur fitoren e katalonasve.

Ky ishte goli i parë i Coutinhos në La Liga pas 11 muajve, pasi shumicën e kohës mungoi shkaku i lëndimit.

“Ishte e mirë”, tha Koeman për në konferencë kur u pyet për paraqitjen e Coutinhos.

“Ai ishte i mirë kur u fut në lojë. Me lirinë që e pati ai ishte në gjendje ta kontrollonte ndeshjen më mirë. Ai di si të shënojë gola”.

Ai shtoi: “Ai e ka bërë një hap të rëndësishëm sepse unë gjithmonë kam besuar në Coutinhon. Fizikisht, ai po përmirësohet vazhdimisht”.

(Kosova Sot Online )