McGregor shkoi në Vatikan për ta pagëzuar djalin… por përfundoi duke u përleshur

  • S.A /
  • 18 October 2021 - 10:04
McGregor shkoi në Vatikan për ta pagëzuar djalin… por përfundoi duke u përleshur

Connor McGregor udhëtoi drejt Romës dhe e vizitoi Vatikanin, ku kishte planifikuar ta pagëzonte djalin e vet. Megjithatë, ai përfundoi duke bërë u rrahur me një të famshëm italian.

Luftëtari i artëve të përziera marciale shkoi në hotelin prestigjioz në Romë, St Regis, për ta festuar pagëzimin e të birit ku thuhet ta ketë goditur me grusht këngëtarin italian Francesco Facchinett.

Facchinetti e akuzoi McGregorin në një postim në rrjetet sociale për sulm fizik pa arsye.

“Ai më goditi papritmas”, shkroi Facchinetti në Instagram. “Ne e pritëm atë si hero dhe ai më goditi pa arsye. Ai ka mundur ta godiste edhe bashkëshorten time”, shkroi ai.

Bashkëshortja e Facchinettit, Wilma Faissol, dha më shumë hollësi nga incidenti.

“McGregor e goditi Facchinettin në fytyrë”, tha ajo.

“Ai ka mundur ta vriste atë. Ai e hodhi atë në ajër. Ai fluturoi mbi tavolinë, u rrokullis ra mbi një karrige dhe pastaj në tokë”, shpjegoi ajo.

(Kosova Sot Online )