Në burg apo në fushë? Ylli i Bajernit përballet me drejtësinë

  • S.A /
  • 19 October 2021 - 11:41
Në burg apo në fushë? Ylli i Bajernit përballet me drejtësinë

Lukas Hernadez u paraqit një ditë më herët në seancën gjyqësore e cila u mbajt për shkak të arrestit me burg të lëshuar ndaj lojtarit para gjashtë muajve.

25-vjeçari u paraqit vetë dje në orën 11.30 edhe pse ai kishte kohë deri sot. Nëse Lukas do të refuzonte paraqitjen në seancë, atëherë ai duhet të shkonte më datë 28 tetor në burg. “Sky” shkruan se lojtari është detyruar të paraqitet një ditë më herët për shkak të ndeshjes në Champions të skuadrës së tij e programuar ditën e nesërme.

Bajerni do të udhëtojë në Portugali për t’u përballur me Benfikën. Ndërkohë që në fushë pritet të jetë edhe Hernandez. Ky i fundit shpreson te një anulim i arrestit dhe pse kjo mund të ndodhë vetëm nëse gjykata do të pranonte apelimin sa më parë.

(Kosova Sot Online )