PSG-ja publikon listën e futbollistëve të ftuar në ndeshjen e sotme

  • S.A /
  • 19 October 2021 - 12:51
PSG-ja publikon listën e futbollistëve të ftuar në ndeshjen e sotme

PSG ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e radhës ndaj RB Leipzigut.

Klubi francez do kërkojë fitoren e radhës në shtëpi ndaj klubit gjerman. PSG ka publikuar listën e të ftuarve, ku mungojnë Neymar dhe Parades, por pjesë e listës është Mauro Icardi që nuk ka qenë i pranishëm në dy stërvitjet e fundit shkaku i problemeve personale.

Lista e plotë: Donnarumma, Letellier, Navas, Bitumazala, Dagba, Diallo, Hakimi, Kimpembe, Kurzawa, Marquinhos, Mendes, Danilo, Ebimbe, Draxler, Gana, Herrera, Wijnaldum, Verratti, Icardi, Mbappe, Messi.

(Kosova Sot Online )