Aguero tregon pse refuzoi ta merrte fanellën e Messit me numrin 10 te Barcelona

  • S.A /
  • 20 tetor 2021 - 09:21
Aguero tregon pse refuzoi ta merrte fanellën e Messit me numrin 10 te Barcelona

Sergio Aguero ka treguar se e kishte hedhur poshtë mundësinë për ta veshur fanellën me numrin 10 në Barcelonë, pas largimit të Lionel Messit.

Aguero iu bashkua Barçës si lojtar i lirë pasi u largua nga Manchester City në fund të sezonit 20220/21 dhe pritej të luante në sulm me bashkatdhetarin e vet Messi në Camp Nou. Megjithatë, rrethanat ndryshuan dhe kjo që u bë e pamundur pasi Messi u largua nga Barcelona për shkak të telasheve financiare të klubit.

Agueros i ishte ofruar mundësia ta trashëgonte fanellën e shumëlakmuar të bashkatdhetarit të tij.

Ai zgjodhi ta veshte fanellën me numrin 19, njëlloj si në Kombëtaren e Argjentinës.

“Unë e zgjodha numrin 19 sepse ishte i lirë dhe e vesh fanellën me këtë numër në Kombëtaren e Argjentinës”, tha Aguero.

Numrin 10 te Barcelona tani e bart 18-vjeçari i talentuar, Ansu Fati, dhe Aguero beson se spanjollit i shkon shumë fanella me këtë numër legjendar.

“Lojtarët më kërkuan mua ta marrë numrin 10, por nuk pranova. Në fakt, numrin 10 i shkon shumë mirë Ansu Fatit”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )