“Nuk ka më arsyetime” – Ronaldo e paralajmëron Manchester Unitedin para takimit me Atalantën

  • S.A /
  • 20 October 2021 - 09:34
“Nuk ka më arsyetime” – Ronaldo e paralajmëron Manchester Unitedin para takimit me Atalantën

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, iu ka bërë thirrje bashkëlojtarëve ta dëshmojnë vlerën e vet kundër Atalantës sonte në Ligën e Kampionëve, duke thënë se nuk ka më arsyetime.

Unitedi e pret Atalantën në Old Trafford sonte në orën 21:00, në një ndeshje grupore në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Djajtë e kuq vijnë nga një humbje 4:2 kundër Leicester City në Premierligë, ndërkohë që Atalanta nga fitorja e thellë 4:1 kundër Empolit në Serie A.

Ronaldo e zgjodhi rrjetin social Instagram për t’iu dërguar mesazh bashkëlojtarëve para ndeshjes së sotme.

“Koha jonë po vjen! Ne duhet të dëshmojnë se kush jemi dhe Liga e Kampionëve është gara e përkryer për ta dëshmuar veten para botës. Nuk ka arsyetime! Forca”, shkroi Ronaldo.

Ronaldo i kishte shënuar gjashtë gola kundër Atalantës gjatë kohës së tij në Juventus.

Unitedi e ka një humbje dhe një fitore në dy ndeshjet e para në Grupin F dhe renditet në vendin e tretë.

(Kosova Sot Online )