Ozil buzë kthimit në Premierligë në janar, e duan sheikët e Newcastle

  • S.A /
  • 20 October 2021 - 10:02
Ozil buzë kthimit në Premierligë në janar, e duan sheikët e Newcastle

Newcastle Unitedi ka shprehur interesim për ta transferuar Mesut Ozilin nga Fenerbahce gjatë afatit kalimtar të janarit. Mesut Ozil mund të kthehet në Premierligë gjatë këtij dimri.

Newcastle United, klubi i sapoblerë nga sheikët arabë, dëshiron ta blejë ish-yllin e Arsenalit për ta përforcuar mesfushën, sipas mediave turke.

33-vjeçari kishte probleme fizike dhe nuk e nisi aq mirë jetë në Superligën turke, por e ka gjetur formën e vet këtë sezon. Atij iu dha shiriti i kapitenit të Fenerbahces dhe i shënoi tri gola dhe një asist në 10 paraqitje për Fenerin deri tani këtë sezon.

Mesfushori sulmues i kishte bërë 184 paraqitje për Arsenalin në Premierligë dhe i kishte ndihmuar klubit t’i fitojë katër trofe në FA Cup. 

(Kosova Sot Online )