I vaksinuar me dy dozat, por trajneri i Bayernit rezulton pozitiv me COVID-19

  • S.A /
  • 21 October 2021 - 12:16
I vaksinuar me dy dozat, por trajneri i Bayernit rezulton pozitiv me COVID-19

Bayern Munich ka marrë një fitore 0-4 në udhëtim tek gjiganti portugez Benfica.

Por bavarezët pas kësaj fitore kanë marrë një lajm të keq, pasi trajneri i tyre Julian Nagelsmann ka rezultuar pozitivë me COVID-19.

Edhe pse ka marrë dy dozat e vaksinës, Nagelsmann është infektuar me COVID-19 dhe është i izoluar.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Bayernit, që ka njoftuar se Nagelsmann është duke u rikthyer në Munich veçmas nga pjesa tjetër e ekipit.

“Julian Nagelsmann ka rezultuar pozitiv me Coronavirus, pavarësisht se është vaksinuar plotësisht. Ai është duke u rikthyer në Munich veçmas nga ekipi me një aeroplan mjekësor dhe do të izolohet atje”, ka shkruar faqja zyrtare e Bayernit.

Për momentin vetëm ky rast ka dalë pozitiv tek kampionët gjerman edhe pse Nagelsmann kishte kontakte edhe me lojtarët dhe pjesën tjetër të ekipit.

(Kosova Sot Online )