Aktorja argjentinase e thyen heshtjen për aferën e dyshuar me Mauro Icardin

  • S.A /
  • 21 October 2021 - 13:40
Aktorja argjentinase e thyen heshtjen për aferën e dyshuar me Mauro Icardin

China Suarez, aktore argjentinase, e ka sulmuar sulmuesin e Paris Saint-Germain, Mauro Icardi, të cilin e ka cilësuar si një gënjeshtar ndërkohë që është shprehur se të gjitha ofendimet e kësaj çështjeje kanë shkuar për të.

Mauro Icardi u akuzua nga bashkëshortja e vet Wanda Narën për tradhti me aktoren argjentinase Suarez. Nëpërmjet një letre të publikuar në rrjetet sociale China Suarez ka zbuluar pikërisht disa nga gënjeshtrat me të cilat e ka bërë për vete Icardi.

Aktorja argjentinase ka nxjerrë fakte të reja rreth kësaj telenovela duke akuzuar Mauriton.

“Unë dukem si e keqja e gjithë kësaj historie që është një histori e manipuluar në mënyrën sesi u intereson disa të tjerëve. Çmimin për të ruajtur imazhin e një familjeje të lumtur po e paguaj unë, jo burri që është i treguar i pabesë dhe ka bërë një gabim”, shkroi ajo.

“Kam pasur lidhje me burra duke besuar të gjitha ato që ata më ka thënë. Që kanë qenë të ndarë ose kanë qenë duke u ndarë”, shkruan ndër të tjera China Suarez, e cila ja kaluar topin tashmë Mauro Icardit duke bërë atë përgjegjësin kryesor për të gjithë këtë situatë.

(Kosova Sot Online )