Dy vite më parë Valdes i bleu atlete, sot si 18-vjeçar ka nënshkruar kontratë milionëshe

  • S.A /
  • 22 October 2021 - 09:50
Dy vite më parë Valdes i bleu atlete, sot si 18-vjeçar ka nënshkruar kontratë milionëshe

Victor Valdes, legjenda e Barcelonës, ka zbuluar një detaji interesant që kishte ndodhur në ekipin e të rinjve kur ishte pjesë edhe Ansu Fati, para se të depërtojë në ekipin e parë.

Ai kishte treguar se si dy vite më parë, Fati ishte në një situatë krejt ndryshe, që s’kishte mundësi të blinte as atlete – ai ia kishte blerë. Derisa sot, ai ka nënshkruar kontratë milionëshe, pasi do të fitojë së paku 10 milionë euro bruto në sezon deri më 2027.

“Kishte shqetësime në këmbë, shikova atletet e tij, ishin katastrofë dhe shkuam të blinim të reja”, u shpreh Valdes. “Ai është vrasës kur është në zonë, një nga mbretërit e mi”.

Fati ka rinovuar me Barcelonën deri më 2027. 

(Kosova Sot Online )