Jorginho e dinte se finalja e Euro 2020 kundër Anglisë kishte ‘mbaruar’ kur Saka mori goditjen e penalltisë

  • S.A /
  • 22 October 2021 - 16:31
Jorginho e dinte se finalja e Euro 2020 kundër Anglisë kishte ‘mbaruar’ kur Saka mori goditjen e penalltisë

Mesfushori Jorginho ka zbuluar se e dinte se Italia e kishte fituar trofeun e ‘Euro 2020’ kur pa anglezi Bukayo Saka u nis për të ekzekutuar një penallti.

Italia mposhti Anglinë me penallti 3-2 në ndeshjen e zhvilluar në Wembley për të fituar finalen, me portierin Gianluigi Donnarumma që priti dy penallti.

Për habinë e shumë njerëzve, Jorginho, ekzekutuesi kryesor i penalltive të Italisë, u ndal nga Jordan Pickford kur portieri anglez priti që ai të bënte lëvizjen.

Ai hodhi poshtë mundësinë për të fituar finalen, por më pas presioni kaloi te Bukayo Saka, i cili humbi goditjen vendimtare. Duke u rikthyer prapa, Jorginho pretendon se e dinte që talenti i Arsenalit nuk do të shënonte dhe Italia veçse kishte fituar Kampionatin Evropian.

“U ktheva (pasi humbi penalltinë) dhe ishte një ecje e gjatë, shumë e gjatë. Pashë se ishin Saka dhe Gigio Donnarumma dhe isha shumë i sigurt se ai do ta priste atë. Thashë: “është në rregull, u bë””, ka thënë fillimisht Jorginho për The Telegraph.

Edhe pse Italia fitoi dhe Jorginho mori në dorë trofeun pak më shumë se një muaj pasi fitoi Ligën e Kampionëve, penalltia e tij e humbur ende e acaron atë. “Unë ende mendoj për finalen, veçanërisht për penalltinë. Njerëzit mund të thonë se nuk ka rëndësi, por ka për mua. Dhemb. Ende dhemb tani, edhe pse fituam”.

“Kushdo që thotë se nuk dhemb, e bën sepse nuk ka rëndësi, është gënjeshtar. Nuk mund ta besoja, Pickford bëri shumë mirë”.

(Kosova Sot Online )