Klopp thotë se “këmba e majtë e Salah është më e mirë se e Cristianos”, derisa tregon çka kanë të përbashkët

  • S.A /
  • 23 October 2021 - 09:34
Klopp thotë se “këmba e majtë e Salah është më e mirë se e Cristianos”, derisa tregon çka kanë të përbashkët

Jurgen Klopp është paraqitur para gazetarëve para super derbit të dielën me Manchester United.

Trajneri i Liverpoolit është pyetur për shumë gjëra, në veçanti për krahasimin mes Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah.

Të dielën nga ora 17:30 do të jetë një sfidë brenda sfidës mes dy prej sulmuesve më të mirë në qarkullim për momentin, Cristiano e Salah.

“Për çfarë krahasoni Ronaldon dhe Salah? Të dy janë lojtarët më të mirë në mbarë botën. Unë do të thosha se këmba e majtë e Ronaldos nuk është e keqe, por ajo e Salah është më e mirë.

Cristiano mund të jetë më i mirë në këmbën e djathtë dhe në ajër. Të dy janë shumë të shpejtë, ndihen të uritur për të shënuar gola. Por nuk e kam menduar kurrë këtë temë, është diçka që nuk më intereson”, është shprehur tekniku gjerman.

“Mendoj se ajo që mund të krahasohet 100% është profesionalizmi i të dyve, Mo dhe Cristiano. Ndoshta janë krejt njëjtë. Mo është profesionist i vërtetë. Ai shumë shpesh është i pari që vjen në stërvitje, dhe i fundit që largohet”. 

(Kosova Sot Online )