Courtois paralajmëron shokët: “Pa Messin, na kanë mundur 5-1”

  • S.A /
  • 23 October 2021 - 16:17
Courtois paralajmëron shokët: “Pa Messin, na kanë mundur 5-1”

Thibaut Courtois ka folur për supersfidën me Barcelonën që Real Madridi do ta zhvillojë të dielën në “Camp Nou”.

Në Madrid janë të qetë para “El Clasicos”, duke parë formën e Barçës pa Lionel Messi e larguar drejt Paris Saint Germain.

Sido që të jetë, portieri Courtois ua ka bërë me dije të gjithëve se në një “El Clasico” kurrë nuk vendos individi, dhe se Reali ishte turpëruara edhe pa Messin në fushë.

“El Clasico është një nga ndeshjet më të ndjekura në botë. Jemi shumë të lumtur që tifozët janë kthyer në stadiume. Kjo e bën më speciale sfidën. Do të jetë një ndeshje intensive, me rivalitet, përplasje në fushë”, shprehet Courtois.

“Është normale duam të luajmë kundër Messit gjithmonë, sepse është bukur kur përballesh me më të mirët, por El Clasico është El Clasico edhe pa atë. Mbaj mend një ndeshje në vitin tim të parë këtu në të cilin ai nuk luajti dhe ne humbëm 5-1. Nuk dua ta kujtoj, por kështu ka ndodhur. Barça ka cilësi, yje të rinj, Ansu Fati, Pedri. Do të jetë një ndeshje e madhe sepse ata kanë ekip cilësor”, përfundoi portieri belg. 

(Kosova Sot Online )