Ambasadori gjerman: Ndalimi i boksierëve kosovarë nga Serbia, shembull i trishtueshëm i Ballkanit të mbyllur jo të hapur

  • E.K /
  • 26 October 2021 - 13:54
Ambasadori gjerman: Ndalimi i boksierëve kosovarë nga Serbia, shembull i trishtueshëm i Ballkanit të mbyllur jo të hapur

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka reaguar pasi ekipi i Kosovës në boks nuk u lejua të futej në Serbi për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit amator që po mbahet në Beograd.

Delegacioni i boksit i Kosovës i përbërë nga tre boksierë, sekretari i Federatës dhe selektori nuk u lejuan të futeshin në Serbi në tri tentimet e tyre.

Së fundmi ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Siç tha dje një zëdhënës i BE-së, pajtimi afatgjatë midis shoqërive fillon me shkëmbime intelektuale, kulturore, sportive dhe artistike. Shkëmbime të tilla janë thelbësore për ndërtimin e mirëkuptimit të ndërsjellë. Politizimi i sporteve nuk është kurrë një ide e mirë. Parandalimi i pjesëmarrjes së boksierëve të Kosovës në kampionatin botëror shkon në drejtim të kundërt. Ky është një shembull i trishtueshëm i Ballkanit të mbyllur dhe jo të hapur”, shkroi Rohde në Twitter.

(Kosova Sot Online)