Koeman: Dua ta shijoj kohën që më ka mbetur si trajner i Barcelonës

  • S.A /
  • 27 October 2021 - 09:05
Koeman: Dua ta shijoj kohën që më ka mbetur si trajner i Barcelonës

Ronald Koeman dëshiron ta shijojë kohën që, siç tha ai, i ka mbetur si trajner i Barcelonës, pasi është duke u përballur me trysni të madhe pas disfatës kundër Real Madridit në El Clasico.

Barça u mund 2:1 në shtëpi nga rivali i vet më i madh të dielën, e cila e lë atë në vendin e nëntë në tabelën e La Ligës. Katalonasit do të përballen me Rayo Vallecanon sot, një skuadër në formë të mirë, dhe Koeman thotë se skuadra e tij nuk e ka luksin të pësojë humbje të njëpasnjëshme.

“Jam i rritur dhe e di se si funksionojnë këto gjëra”, tha Koeman para ndeshjes.

“Dëshiroj ta shijoj kohën që më ka mbetur, qoftë ajo tetë vjet, gjashtë muaj, një vit, apo disa javë. Mendoj se është e rëndësishme ta fitojmë këtë ndeshje në Madrid, nuk e kemi luksin të humbasim dy herë radhazi”, shtoi ai. Pas humbjes të dielën, vetura e Koemanit u rrethua nga shumë tifozë të Barcelonës, të cilët i ka quajtur njerëz të paedukuar. 

(Kosova Sot Online )