
Lexoni edhe:
Thirrje publike drejtuar pushtetit lokal, qendror e gjyqësorit
Mbrojtësi i Bayern Munich, Lucas Hernandez, i ka shpëtuar burgosjes, pasi ankesa e tij u pranua nga Gjykata Provinciale në Madrid dhe ai u dënua me gjashtë muaj me kusht.
Përfaqësuesi i Francës Hernandez duhet t’i plotësojë disa kushte të gjykatës tani, përfshirë mos kryerjen e ndonjë krimi në katër vitet e ardhshme, si dhe 240 gjoba në vlerë 400 euro secilën, apo 96 mijë euro në përgjithësi.Ai do të burgoset nëse i shkel njërin prej kushteve.
Hernandez ishte arrestuar në shkurt të vitit 2017 për shkak të një përleshjeje me të dashurën e vet të atëhershme, e cila kishte përfunduar në spital si pasojë. Gjykata i kishte urdhëruar që të dy të mos i afroheshin njëri-tjetrit dhe t’i shërbenin komunitetit ku jetonin për një kohë të caktuar.
Thirrje publike drejtuar pushtetit lokal, qendror e gjyqësoritLexoni edhe:
Por vetëm pak muaj më vonë, ata shkuan në pushim së bashku. Hernandez u ndalua në aeroportin e Madridi pas kthimit nga pushimi. Ish e dashura e tij nuk u arrestua sepse e kishte kryer edhe zyrtarisht dënimit që ia kishte shqiptuar gjykata.
Si pasojë, në dhjetor 2019 Hernandez, i cili në kohën e incidentit ishte lojtar i Atletico Madridit, u dënua me gjashtë muaj burgim nga gjykata e Madridit.
Anësori 25-vjeçar iu bashkua Bayernit në një marrëveshje 80 milionë euroshe më 2019.
(Kosova Sot Online )