Arsenali ia mësyn Sergi Robertos

  • S.A /
  • 27 October 2021 - 14:37
Arsenali ia mësyn Sergi Robertos

29 vjeçari do të jetë lojtar i lirë vitin tjetër dhe nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën Barcelonën. Atë e pëlqen edhe Manchester City

Arsenali ia ka vënë syrin futbollistit të Barcelonës, Sergi Roberto.Për këtë siguron mediumi “Fichajes”.

29 vjeçari do të jetë lojtar i lirë në qershor të vitit tjetër pasi do t’i skadojë kontrata, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, futbollisti i krahut të djathtë nuk e ka ndërmend ta vazhdojë bashkëpunimin me gjigantin katalunas.

Futbollisti spanjoll po e kërkon një eksperiencë të re në karrierën e tij.

Manchester City shihej si skuadra e radhës për mbrojtësin.

Mirëpo, së fundmi në garë për futbollistin që mund t’i mbulojë disa pozita, është futur edhe Arsenali.

Mbetet të shihet në verën që vjen se cili do të jetë klubi i radhës për Sergi Roberton.

(Kosova Sot Online )