Rashford: Ndihem i turpëruar nga humbja kundër Liverpoolit, prandaj kam heshtur

  • S.A /
  • 28 October 2021 - 09:13
Rashford: Ndihem i turpëruar nga humbja kundër Liverpoolit, prandaj kam heshtur

Marcus Rashford ka thënë se ndihet i turpëruar nga humbja 5:0 e Manchester Unitedit kundër Liverpoolit të dielën, duke shpjeguar se turpërimi ishte arsyeja që ai kishte heshtur në rrjetet sociale ditëve të fundit.

Sulmuesi anglez e pranoi se rezultati ishte i padrejtë ndaj tifozëve të Unitedit dhe u zotua se do t’ua shpaguajë atyre këtë gjatë sezonit.Ajo ishte disfata më e thellë e Manchester Unitedit në shtëpi ndaj Liverpoolit dhe humbja e parë me pesë gola në shtëpi që prej shkurtit 1955.

Të mërkurën mbrëma, Rashfordi ka kërkuar publike për humbjen e Manchester Unitedit pas disa ditësh reflektimi. “Nuk mund të gënjej se ju nuk kemi dëgjuar nga unë këtu sepse, si tifoz i Unitedit, nuk e dija se çfarë të thosha pas të dielës. U turpërova. Tifozët tanë janë gjithçka dhe ju nuk e meritoni këtë. Ne po punojmë fort për ta rregulluar këtë. Duhet të korrim sukses”, shkroi Rashford.

Ky ishte shkrimi i tij i parë në rrjetet sociale që prej të enjtes së kaluar. 

(Kosova Sot Online )