Agjenti Pastorello: Real Madridi është njëra nga ëndrrat e Lukakut

  • S.A /
  • 29 October 2021 - 11:50
Agjenti Pastorello: Real Madridi është njëra nga ëndrrat e Lukakut

Agjenti i sulmuesit të Chelseat, Romelu Lukaku, Federico Pastorello e ka pranuar se Real Madridi është njëri nga klubet që ka ëndërruar belgu për të ardhmen. Pastorello u përkujdes dhe kompletoi transferimin e Lukakut te Chelsea këtë verë nga Interi për një shifër prej 115 milionë eurosh. Agjenti i njohur ka folur për situatën e lojtarit dhe ëndrrat e tij në futboll. “Romelu ishte jashtëzakonisht i lumtur në Milano, ai i do tifozët, ai e do qytetin, ai e do klubin”, ka thënë fillimisht Pastorello..

“Por, nga ana tjetër, ai ende ëndërronte të kthehej në Chelsea”.

“E mora vesh në vitin 2017, ai tha se kishte dy klube që ishin ëndrra e tij – Chelsea dhe Real Madrid”.

“Chelsea ishte edhe më shumë sepse ai u shit shumë herët dhe jo në një mënyrë shumë të këndshme pas penalltisë në Superkupë, kështu që ai ndjeu se kishte diçka që nuk e kishte arritur dhe donte ta korrigjonte”, përfundoi agjenti.

(Kosova Sot Online )