Ole Gunnar Solskjaer i ashpër në konferencë para ndeshjes me Tottenham: Mos bëni gënjeshtra për mua apo lojtarët

  • S.A /
  • 29 October 2021 - 16:43
Ole Gunnar Solskjaer i ashpër në konferencë para ndeshjes me Tottenham: Mos bëni gënjeshtra për mua apo lojtarët

Ole Gunnar Solskjaer është indinjuar nga lajmet e pretenduara për probleme me lojtaret e Manchester United dhe siguroi se pret një reagim, pas disfatës së pësuar ndaj Liverpool (0-5), në ndeshjen e së shtunës kundër Tottenhamit, në Premier League.

“Duhet të reagojmë. Është detyra ime t’i vendos lojtarët në kuadrin e duhur mendor. Unë jam përgjegjës për atë reagim, për rezultatin, për performancën dhe kemi punuar për gjithçka që duhet të zgjidhet në stërvitje. Ndjej se kemi kaluar një javë të mirë dhe se lojtarët janë të gatshëm të japin më të mirën”, garantoi trajneri në një konferencë për shtyp.

Solskjaer mohoi raportet për probleme të supozuara me lojtarët, duke përfshirë francezin Paul Pogba: “Ju mund të jepni çfarëdo mendimi që dëshironi, por mos bëni gënjeshtra për mua apo lojtarët.”

(Kosova Sot Online )