Ibrahimovic tallet për golin e mrekullueshëm kundër Romës: Goditja ime po e humb shpejtësinë në këtë moshë

  • S.A /
  • 01 November 2021 - 09:19
Ibrahimovic tallet për golin e mrekullueshëm kundër Romës: Goditja ime po e humb shpejtësinë në këtë moshë

Zlatan Ibrahimovici bëri shaka me golin e vet të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë në fitoren e Milanit kundër Romës, duke thënë se “me siguri kam nisur të bëhem më i ngadalshëm në moshën time të vjetër”.

Ibrahimovici e sfidoi moshën përsëri për ta frymëzuar Milanin me 10 futbollistë ta mposhtë Romën 2:1 të dielën, dhe ta ruajë ecurinë pa humbje në sezonin 2021/22 në Serie A.

Sulmuesi suedez, 40 vjeç, e shënoi një gol të mrekullueshëm në pjesën e parë dhe e fitoi një penallti në pjesën e dytë, të cilën e shënoi Franck Kessie, në Stadiumin Olimpik për fitoren e 10 nga 11 ndeshje të Milanit në ligë.

I pyetur nëse beson se ky Milan mund ta fitojë titullin në Serie A këtë sezon, suedezi theksoi: “Do të përpiqemi. Ne besojmë në këtë dhe kemi bërë mirë deri tani, por sezoni është i gjatë dhe duhet të kemi vazhdimësi në punën tonë. Por ende është herët”.

Në ndeshjen e ardhshme, Milani do të përballet me kampionin në fuqi, Interin, në derbin e Milanos të dielën në San Siro.

Kuqezinjtë nuk do të mundë të llogarisin në Theo Hernandezin, i cili u ndëshkua me karton të kuq kundër Romës.

Stefan El Shaarawy i dha një fije shprese Romës me një gol në kohën shtesë, i cili s’i mjaftoi për ta shmangur humbjen, megjithatë

Duke folur pas ndeshjes, Ibrës i treguan se shpejtësia e goditjes së tij nga gjuajta e lirë arriti 101km/h.

“Ah, zakonisht shkon më shpejt! Të paktën 200km/h! Mendoj se më siguri po e ngadalësoj goditjen time duke u plakur”, tha Ibrahimovic me shaka.

(Kosova Sot Online )