Reagon analisti: Kemi opozitë të degraduar

Reagon analisti: Kemi opozitë të degraduar
Reagon analisti: Kemi opozitë të degraduar

Arsim Haziri

  • 01 November 2021 - 07:36

Shkruan: ANALISTI - Arsim Haziri

Kjo qeveri i ka realizuar shtesat që sërish prekin shumicën e rrezikuar sociale, kjo qeveri ka siguruar mbështetje për gjitha ato nëna lehona për një periudhe të caktuar, dhe kjo qeveri po i ndihmon edhe pensionistët për sa po mundet dhe të gjithë nevojtarët social po ashtu. Kaq ka mundësi, dhe aq po bënë! Pra, nëse nuk ndërmerren masa preventive sikur që po veprohet tani, kriza sociale dhe ekonomike vetëm sa mundë të thellohet dhe rritet nëse nuk do të ketë stabilizim me strategji vepruese për një baraspeshë të arsyeshme të mundshme të pagave dhe të ardhurave të kategorive sociale. Për vitin që vjen krimi një buxhet impresiv i cili premton një shkallë të prekshme të zhvillimit ekonomik por edhe të përkujdesjes sociale prandaj reagimet e opozitës janë reagime politike, hipokrite dhe aspak reale, e të mos flasim për qasje profesionale.

Pas vendimit të fundit të Qeverisë, për mbështetje në vazhdim financiare të shtresave të rrezikuara sociale, opozita edhe njëherë e shpërfaqi fytyrën e saj të turpit, duke reaguar, kundërshtuar dhe kritikuar. Ndarja e mbi 36 milion euro, nga të cilat përfitojnë përafërsisht 330 mijë familje, pёr pёrfituesit nga skemat sociale dhe pensionale: dyfishim i pagesës së rregullt e shtesës aktuale për kategoritë sociale për muajt nëntor-dhjetor, dhe 100 euro shtese mbi pensionin e rregullt e shtesën aktuale për muajin nëntor e ka goditur opozitën e cila për dy dekada ishte në pushtet dhe asgjë nuk kishin bërë, as për qytetarët e as për shtet. Ata nuk po e kuptojnë, sepse nuk duan ata që vazhdimisht kanë mashtruar, janë korruptuar në qeverisje dhe qytetarin, celulën e familjes e kanë harruar. Qeveria për familjet është koncepti më i mirë dhe social që peshën e secilës asnjëherë nuk e kishim më parë! Gënjeshtra fillimisht ka jetë kur e mbështetë celulën e familjes e më pas verbalitet e tekst, jo tekst dhe më pas jetë! Ajo fillimisht bëhet e nuk thuhet, por hetohet dhe kur kuptohet se nuk realizohet ndëshkohet.

Sikur të thuhej se kemi për ta bërë, nuk mund të kishte jetë, por ajo çka është premtuar është duke u realizuar! Ndëshkimi për mashtrim është çmimi për tërë jetën e gënjeshtrës, jo edhe gënjeshtra si çmim ndaj ndëshkimit. Për çdo gjë ka objektiv prandaj edhe kemi telosin e Aristotelit, atë pas të cilit shkojmë, pra hyrja e lëndës në formë, orientim drejt asaj për të cilën kemi shfaqje dhe konkretizim. Asgjë pothuaj nuk mund të jetë pa shkak, e këtu i vihemi ligjit të karmes! Çdo gjë ndodhë për një arsye, përfshi edhe "Gënjeshtrën". Parimi i arsyes së mjaftueshme, është njëri prej parimeve të arsyes, të cilin e hetoi dhe e formuloi Lajbnici, që na bënë me dije se çdo gjësend, dukuri apo proces ekziston ngase ka një arsye të mjaftueshme.

Asgjë nuk ekziston pa ndonjë arsye, pa ndonjë shkak; edhe çdo mendim-gjykim apo përfundim apo përgënjeshtrim duhet të ketë arsyen e vet të mjaftueshme. Sokratin forca që e udhëhiqte që e vërteta jo edhe ana e kundërt e saj. Madje përgjatë diskutimeve të shumta që i zhvillonte me qytetare, gjithnjë insistonte që të vërtetën t'ua nxirrte nga sinteza e tyre ideore. Nuk ka fund mbi interpretimin ndaj gënjeshtrës, ndërsa ka shpjegim për jetën e saj, ka funksionalitet të konsiderueshëm në kuadër të qeverisjes në ikje! Kjo Qeveri nuk po merret me gënjeshtra por me veprime konkrete të ballafaqimit me problemet e përditshme të qytetarëve, sipas fuqisë së mundësisë, për realizimin dhe përmbushjen e tyre. Kjo qeveri e ka bërë arsimin universitar falas, që mundet prektë secilin pavarësisht pozicionit politik apo social. Kjo qeveri i ka realizuar shtesat që sërish prekin shumicën e rrezikuar sociale, kjo qeveri ka siguruar mbështetje për gjitha ato nëna lehona për një periudhe të caktuar, dhe kjo qeveri po i ndihmon edhe pensionistët për sa po mundet dhe të gjithë nevojtarët social po ashtu.

Kaq ka mundësi, dhe aq po bënë! Pra, nëse nuk ndërmerren masa preventive sikur që po veprohet tani, kriza sociale dhe ekonomike vetëm sa mundë të thellohet dhe rritet nëse nuk do të ketë stabilizim me strategji vepruese për një baraspeshë të arsyeshme të mundshme të pagave dhe të ardhurave të kategorive sociale. Për vitin që vjen krimi një buxhet impresiv i cili premton një shkallë të prekshme të zhvillimit ekonomik por edhe të përkujdesjes sociale prandaj reagimet e opozitës janë reagime politike, hipokrite dhe aspak reale, e të mos flasim për qasje profesionale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".