Çka është aritmia dhe si mund të ndikojë te një futbollist

  • S.A /
  • 01 November 2021 - 10:03
Çka është aritmia dhe si mund të ndikojë te një futbollist

Sulmuesi i Barcelonës, Sergio Aguero, u diagnostikua me aritmi pas testeve fillestare në zemër, për shkak se kishte ndier një shqetësim në gjoks gjatë ndeshjes kundër Alavesit të shtunën.

Aguero u zëvendësua në pjesën e parë dhe u dërgua menjëherë në spital kur iu nënshtrova disa testeve në zemër. Pas testimit u mësua se ai ka aritmi, një telashe me zemrën që e kishte përjetuar edhe më herët në të kaluarën.

Por çfarë është aritmia dhe si ndikon tek atletët?

Aritmia është çrregullim i rrahjeve të zemrës. Aritmia ndodh kur zemra rrah shumë shpejt apo shumë ngadalë, apo në mënyrë të parregullt dhe mund të jetë tregues i ndonjë problemi tjetër në zemër. Aritmia më e zakonshme tek njerëzit në përgjithësi është fibrilacioni atrial, i cili ndodh kur një person ka episode të rrahjeve të çrregullta të zemrës për disa orë. Në vitet e fundit janë rritur rastet e kësaj forme të aritmisë, veçanërisht tek atletët me stërvitje dërrmuese.

Përveç nëse mjekët zbulojnë ndonjë sëmundje serioze, Aguero do të jetë në gjendje të luajë futboll, sepse aritmia nuk ia rrezikon karrierën.

Rasti i ngjashëm është edhe basketbollisti i Brooklyn Nets në NBA, LaMarcus Aldridge. Ai u tërhoq në mes të sezonit të kaluar për shkak të një episodi të aritmisë por u rikthye këtë sezon dhe po bën paraqitje shumë të mira. 

(Kosova Sot Online )