Gjigantët evropianë pas talentit gjerman të Salzburgut

  • S.A /
  • 01 November 2021 - 11:16
Gjigantët evropianë pas talentit gjerman të Salzburgut

Sulmuesi i Salzburg në Bundesligën e Austrisë, Karim Adeyemi, është kthyer në një nga sensacionet e futbollit evropian këtë sezon.

Në fakt, PSG-ja i ka vënë syrin për të mbushur boshllëkun që Mbappé do të lërë pas nënshkrimit të mundshëm me Realin e Madridin.

Adeyemi ka shënuar 14 gola në 20 ndeshje këtë sezon. Niveli i tij i lartë ka ngjallur interesimin e klubeve të tjera të mëdha si Real Madrid, Bayern dhe Borussia Dortmund. Pikërisht kjo e fundit është i gatshme të bëjë një sforcim ekonomik për të siguruar shërbimet e talentit gjerman.

Këtë të diel drejtori sportiv i verdhezinjve, Michael Zorc, nuk e ka fshehur ambicien për të rrëmbyer “xhevahirin” e Salzburgut.

“Nuk është sekret që ai është një lojtar i mirë. Por kjo është gjithçka që mund t’ju them sot”, tha Zorc.

Sulmuesi ka kontratë me Salzburgun deri në vitin 2024, por Borussia e Dortmund tashmë ka filluar të punojë për nënshkrimin me të verën e ardhshme.

Blerja e Adeyemi është paraqitur si mundësi edhe për Bayernin. Siç raporton Sport1, skuadra bavareze ka shkelur gazin për të nënshkruar me “yllin” e ri gjerman. Në këtë garë duket se madrilenët kanë mbatur pas, pasi siç dihet, përpjekjet e tyre janë të përqendruara për blerjen e Mbappesë.

(Kosova Sot Online )