Gaseprinit i mungon Ronaldo në Serie A, derisa shpjegon edhe dallimin mes Cityt, Liverpoolit dhe Unitedit

  • S.A /
  • 01 November 2021 - 16:26
Gaseprinit i mungon Ronaldo në Serie A, derisa shpjegon edhe dallimin mes Cityt, Liverpoolit dhe Unitedit

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini këmbëngul se ndeshja kundër Manchester United nuk është ‘vendimtare’ dhe shpjegon dallimin mes Djajve të Kuq, Liverpoolit dhe Manchester Cityt. Atalanta do të presë Unitedin në stadiumin Gewiss nesër (e marte). La Dea është në barazim me pikë me Villarealin në Grupin F të Ligës së Kampionëve. Gasperini foli në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes evropiane kundër Djajve të Kuq. “Për ne, është një lojë e rëndësishme, por vetëm nëse fitojmë”, deklaroi Gasperini. “Ne e dimë se na duhen gjashtë pikë nga tre ndeshjet e ardhshme, kështu që kjo ndeshje është e rëndësishme, por jo vendimtare”. Atalanta u përball me Liverpoolin dhe Manchester United gjatë dy sezoneve të mëparshme të Ligës së Kampionëve. Ata morën një pikë në dy ndeshje kundër skuadrës së Pep Guardiolës dhe mundën Reds në Anfield. “Kur u takuam me Liverpoolin dhe Cityn, ata ishin në kulmin e tyre”, shtoi Gasperini. “Ata ishin të organizuar, solidë dhe me një identitet të qartë.

Për mua, United duket si një ekip në ndërtim e sipër. Megjithatë, ata kanë potencial të madh, nuk kanë qenë të qëndrueshëm, por janë ende një ekip shumë i fortë”. Merih Demiral është rikuperuar nga një dëmtim, por Berat Gjimshiti është ende jashtë fushës dhe nuk do të jetë në dispozicion kundër Djajve të Kuq.“Palomino dhe Demiral nuk kanë probleme, GJimshiti po përballet me një lëndim në krah, ai nuk po e lëviz siç duhet, kështu që nuk mund të luajë”, bëri të ditur Gasperini.“Toloi do të kthehet pas pushimit dhe Matteo Pessina është afër, nuk e di nëse do të rikuperohet në kohë për ndeshjen kundër Cagliarit. Kemi motivimin dhe përkushtimin e duhur për të përballuar këtë sezon”. Cristiano Ronaldo shënoi fitoren kundër La Dea dy javë më parë, dhe tashmë ka shënuar katër gola ndaj Nerazzurrëve.

“Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, por të gjithë e njohin atë”, potencoi më tej Gasperini.

“Ai po bën shumë mirë në Manchester United dhe i dha shumë Serie A. Personalisht, më vjen keq që e shoh atë të kthehet në Angli sepse gjithmonë shpresoj të përballem me lojtarët më të mirë në Itali”.

“Solskjaer bëri një punë të shkëlqyer vitin e kaluar, edhe nëse United do të dilte i dyti. Man United ka potencial të madh, por ata nuk janë gjithmonë të qëndrueshëm. Megjithatë, ata do të arrijnë objektivat e tyre edhe në Ligën Premier”, përfundoi Gasperini. 

(Kosova Sot Online )