Pogba dhe Haaland, në krye të listës së dëshirave të Xavit në Barcelonë

  • S.A /
  • 03 November 2021 - 10:07
Pogba dhe Haaland, në krye të listës së dëshirave të Xavit në Barcelonë

Paul Pogba dhe Erling Haaland janë në krye të listës së dëshirave të Xavi Hernandezit në Barcelonë. Xavi pritet të emërohet trajner i ri i Barcelonës së shpejti, në vend të të shkarkuarit Ronald Koeman.

Legjenda e Barcelonës është trajner i Al Saddit në Katar dhe thuhet të jetë në bisedime me klubin për ta shkëputur kontratën për t’u kthyer në Barcelonë.

Besohet se Xavi dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje tashmë për postin e trajnerit dhe ai do të kthehet në Camp Nou sapo ta shkëputë kontratën me Al Saddin.

Sipas El Nacional, Xavi i ka identifikuar Haalandin dhe Pogban si dy përforcimet kryesore për verën e ardhshme.

Marrëveshja e Pogbas me Manchester Unitedin mbaron në verë, prandaj Barcelona do të mundë ta merrte atë falas në afatin kalimtar të verës.

Haaland ka marrëveshje disavjeçare me Dortmundin, por ai e ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë euro.

Përveç tyre, edhe Dani Olmo dhe Jules Kounde thuhet të jenë në listën e dëshirave të Xavit.

(Kosova Sot Online )