Goli i dytë i mahnitshëm i Ronaldos në xhirim të ngadalësuar ndaj Atalantas është diçka tejet e bukur

  • S.A /
  • 03 November 2021 - 12:09
Goli i dytë i mahnitshëm i Ronaldos në xhirim të ngadalësuar ndaj Atalantas është diçka tejet e bukur

Cristiano Ronaldo ishte sërish shpëtimtari i Manchester United të martën mbrëma.

Sulmuesi legjendar portugez, i cili mbush 37 vite në shkurt, nxori një pikë të çmuar në Ligën e Kampionëve për Djajtë e Kuq në ndeshjen kundër Atalantës falë golit të barazimit të tij dramatik në kohën shtesë.

Ronaldo lshoi një goditje të fuqishme afër zonës kundërshtare, teksa United mori një barazim 2-2 kundër skuadrës italiane në stadiumin Gewiss.

Ky ishte goli i dytë i Ronaldos – dhe, në të vërtetë, goli i dytë i barazimit – të mbrëmjes.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer e gjeti veten në disavantazh 1-0 pas 12 minutash kur një gabim i David de Gea i lejoi Josip Ilicic të kalonte Atalantën në epërsi.

(Kosova Sot Online )