Fitoja kundër Atleticos pothuajse e përkryer, thotë Klopp

  • S.A /
  • 04 November 2021 - 09:37
Fitoja kundër Atleticos pothuajse e përkryer, thotë Klopp

Jurgen Klopp e ka quajtur pothuajse të përkryer fitoren e Liverpoolit 2:0 Atletico Madridit, duke e nënvizuar lëndimin e Roberto Firminos si gjënë e vetme negative.

Diogo Jota dhe Sadio Mane shënuan nga një herë herët në pjesën e parë dhe mbrojtësi i Atleticos Felipe u përjashtua me karton të kuq, duke ia bërë të lehtë natën të kuqve në Anfield.

Kjo ishte ndeshja e 25 pa humbje e Liverpoolit në të gjitha garat.

Megjithatë, Roberto Firmino u lëndua gjysmë ore brenda pjesës së dytë dhe u detyrua ta braktisë fushën. Ai iu shtua një liste të rritur të të lënduarve në skuadrën e Kloppit para takimit kundër West Hamit në Premierligë këtë fundjavë.

“Orari jonë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe edhe pse e kontrolluan ndeshjen, ne e humbëm një lojtar shkaku i lëndimit, Bobby Firmino”, tha Klopp.

“Mendoj se njerëzit deshën të shihnin shumë gola. Por mendoj se ndeshja ishte pothuajse e përkryer, ashtu siç duam ne. Ne i shënuam golat në çastet e duhura”, shtoi ai.

Me këtë fitore, Liverpooli e siguroi kalimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve këtë sezon. 

(Kosova Sot Online  )