SKANDAL, Clattenburg tregon gabimet n’finale mes Atleticos e Realit

  • S.A /
  • 05 November 2021 - 09:27
SKANDAL, Clattenburg tregon gabimet n’finale mes Atleticos e Realit

Mark Clattenburg ishte në ballina të shumë mediave për gjykimin që bëri në finale të Ligës së Kampionëve 2016 , ku Real Madridi e mposhti Atletico Madridin për herë të dytë n’finale, asi e kishte mundur edhe më 2014.

Disa vite më pas, Clattenburg vendosi të flasë dhe sipas tij, me VAR-in sot, ajo finale do të ishte krejt ndryshe.Gjyqtari konfirmoi se bëri gabim të madh te pranimi i golit të Realit, të cilin e përmirësoi qëllimisht te penalltia e Torres.

Clattenburg thotë se nuk e kishte parë prekjen në mes nga Gareth Bale, që e vendosi në pozicion jashtë loje Ramosin dhe për këtë e pyeti disa herë gjyqtarin anësor, por sipas tij, zhurma e madhe e bëri të veten në stadium dhe gjyqtari heshti: “A e di a kishte prekje në mes, a kishte prekje? Ai vetëm ngriu. E shihja atë në ekranin e madh, vetëm u ngri. Kështu që pak sekonda më vonë u desh të vazhdoja ndeshjen”. Ai e konsideron veten me fat që në fillim të pjesës së dytë, ani pse nuk ishte penallti, ishte kontakt i mjaftueshëm për të konsideruar të tillë dhe akordoi atë për të larë veten.

“Isha shumë me fat që dy ose tre minuta pas pjesës së parë, më paraqitet një penallti 50-50. [Fernando] Torres ishte shumë i zgjuar në duel me Pepen që bëri faull. Është një nga ato raste që nuk do të donit të zgjidhnit një ndeshje. E dhashë për të kthyer ekuilibrin. Ishte një nga ata skenarët e përsosur në arbitrim dhe unë dhashë penalltinë”.

Nga pika e bardhë në atë moment dështoi Griezmann, por para përfundimit të kohës së rregullt, Atletico barazoi me Carrascon dhe ndeshja shkoi në vazhdime, derisa fituesi u vendos pas penalltive dhe ishte në fund Reali që u tregua më i saktë dhe triumfoi në “San Siro”. 

(Kosova Sot Online )