Brozovic do 30 milionë euro për të rinovuar – Barça, United dhe Atletico e duan falas

  • S.A /
  • 05 November 2021 - 13:18
Brozovic do 30 milionë euro për të rinovuar – Barça, United dhe Atletico e duan falas

Edhe Atletico i është bashkuar garës për Marcelo Brozovic.

Mesfushori kroat është objektiv i Manchester United dhe Barcelonës që një kohë, por në garë ka hyrë edhe Atletico Madridi.

Brozovic është në vitin e fundit të kontratës me Interin dhe deri më tani nuk ka asnjë përparim për rinovimin.

Raportohet se Brozovic ka kërkuar nga Interi 30 milionë euro neto për katër sezone të ardhshme, në të kundërtën do të largohet si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës në qershor të 2022.

28-vjeçari është pjesë e Interit që nga viti 2014.

Ai deri më tani ka bërë 257 paraqitje, ka shënuar 25 gola dhe ka fituar Scudetton. 

(Kosova Sot Online )