Distria do ta kërkojë të bronztën në Grand Slam Baku

  • S.A /
  • 05 November 2021 - 13:20
Distria do ta kërkojë të bronztën në Grand Slam Baku

Distria do ta kërkojë të bronztën në Grand Slam Baku

Distria Krasniqi është rikthyer në tatami për herë të parë pas medaljes së artë olimpike..

Xhudistja pejane do ta kërkojë medaljen e bronztë në Grand Slam Baku, i cili po mbahet në Azerbajxhan.

Krasniqi e mposhti me Wazaari japonezen Nanako Tsubone, por më pas në çerekfinale humbi në vazhdime me Ippon nga hungarezja, Reka Pupp.

Pas asaj humbje ajo u kualifikua të ndeshej në repesazh ku e mposhti me Ippon belgen, Amber Ryheul.

Distria për të bronztën ndeshet kundër garueses nga Rusia, Anastasia Polikarpova.

( Kosova Sot Online )