PSG zbulon detaje të reja lëndimet dhe gjendjen e lojtarëve Messi, Verratti dhe Ramos

  • S.A /
  • 05 November 2021 - 16:23
PSG zbulon detaje  të reja  lëndimet dhe gjendjen e lojtarëve Messi, Verratti dhe Ramos

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se Marco Verratti po vazhdon trajtimin e tij dhe do të kthehet në stërvitje në grup pas pushimit ndërkombëtar, ndërsa ka dhënë detaje edhe për lëndimet e Lionel Messit, Sergio Ramosit, Leandro Paredesit, Rafinhas dhe Presnel Kimpembes.

Italiani pësoi një lëndim në ijë gjatë ndeshjes Marseille-PSG më 24 tetor dhe do të mungojë në ndeshjen kualifikuese të Italisë për Kupën e Botës kundër Zvicrës javën e ardhshme.

Ai gjithashtu pritet të mungoj në përballen e PSG-së në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt më 24 nëntor.

Gjigantët e Ligue 1 kanë publikuar një përditësim mjekësor përpara ndeshjes së nesërme kundër Bordeaux, ku ka në folur për lëndimin e Verrattit, Messit dhe Ramosit.

(Kosova Sot Online )