Statistikat e pesë ndeshjeve të fundit mes Man United dhe City

  • S.A /
  • 06 November 2021 - 12:56
Statistikat e pesë ndeshjeve të fundit mes Man United dhe City

Pas pak do të nisë super sfida mes Manchester United dhe Manchester City.

Dy skuadrat vijnë me pretendime të mëdha këtë sezon dhe përballja premton një 90-minutësh spektakolar, me ‘djajtë e kuq” që kanë rigjetur qetësinë pas fitores 0-3 në Londër ndaj Tottenhamit.

Për Cristiano Ronaldon me shokë, kjo do të jetë përballja e parë me tifozët në “Old Trafford”, që prej asaj humbjeje të turpshme 0-5 ndaj Liverpoolit pasditen e 24 tetorit dhe njëkohësisht mjaft e rëndësishme për pretendimet e “djajve të kuq”.

 

Aktualisht të besuarit e Solskjaer janë 8 pikë larg Chelsea kryesues dhe një humbje në derbi mund at thellonte edhe më shumë këtë distancë, duke nxjerrë përfundimisht nga gara për titull ‘djajtë e kuq” të Manchesterit, të cilët do të kenë presionin mbi vete nesër.

Në një situatë më të qetë është City i Guardiolës, që gjithsesi ka mbetur 5 pikë larg Chelsea dhe sigurisht që nuk do të donte një tjetër humbje, aq më tepër në derbi, ku disfata kushton edhe në aspektin psikologjik.

Në pesë takimet e fundit mes tyre në Premierligë, Man United ka tri fitore, City një dhe njëherë janë ndarë baras.

Image

(Kosova Sot Online )