City i fort për Unitedin, triumfon n’derbi

  • S.A /
  • 06 nëntor 2021 - 16:12
City i fort për Unitedin, triumfon n’derbi

Man City e ka mundur Man Unitedin në derbi për t’iu afruar më shumë në renditje Chelseas, që pas pak luan me Burnley

Manchester City e ka fituar derbin, duke e mundus 2-0 midis Old Trafford rivalin e përjetshëm, Manchester Unitedin.Të besuarit e Pep Guardiolës e nisën furishëm takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e gjashtë.

Mysafirët kaluan në epërsi me një autogol që shënoi Eric Bailly aksidentalisht – në tentim për të larguar topin, e dërgoi atë në portën e De Geas në minutën e shtatë.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, Manchester City i shënoi tjetër gol Manchester Unitedit.

Bernardo Silva arriti të shënojë për 2-0 në fund të pjesës së parë, nga një pozitë që shumë pak besonin se topi mund të përfundojë në rrjetë, por ja që De Gea nuk intervenoi siç duhet.

United e nisi pjesën e dytë menjëherë me ndryshim, Sancho u fut në lojë në vend të Bailly, më pas u inkuadruan Telles, Rashford e Van de Beek, por edhe përkundër insistimit, rezultati mbeti ai i minutës së 45-të.

Me këtë fitore, City ka shkuar në kuotën e 23 pikëve në vendin e dytë, derisa United ka mbetur në vendin e pestë me 17 pikë, dhe rrezikon të bie më poshtë nëse rivalët si Wolves, Arsenal, Brighton dhe Tottenham i fitojnë ndeshjet e tyre këtë xhiro – që të gjithë do ta kalonin Unitedin në renditje. 

https://player.streamkora.com/player/html/s4froKfP0bhHT?popup=fromblocked&autoplay=1

(Kosova Sot Online )