Pamje: Uzuni i shënon dy gola në fitoren e Ferencvarosit

  • S.A /
  • 08 November 2021 - 11:43
Pamje: Uzuni i shënon dy gola në fitoren e Ferencvarosit

Ferencvaros ia del të triumfojë me rezultatin e thellë 0-4 në transfertën ndaj rivalit direkt për titull, Kisvarda, teksa protagonist absolut ishte sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, që shënoi dy gola dhe shkoi në kuotën e 5 realizimeve sezonale në kampionat.

Loncar kaloi Ferencvarosin në avantazh në minutën e 27’ ndërsa Kisvarda reagoi dhe gjeti golin e barazimit me mbrojtësin shqiptar Herdi Prenga, por festa u ndërpre nga VAR, që akordoi pozicion jashtë loje.

Sfida u komplikuar për vendasit në minutën e 56’ kur mbetën me 10 futbollistë dhe kaq mjaftoi që Uzuni të shënojë golin e dytë në minutën e 70’.

Në të 74-ën ishte Marin që çoi shifrat në 3-0, ndërsa në të 90-ën sërish sulmuesi beratas kompletoi dopietën personale dhe vulosi suksesin 0-4.

Me këtë fitore Ferencvaros ngjitet në krye të renditjes me 25 pikë, po aq sa ka edhe Puscas Academy që mban vendin e dytë, ndërsa Kisvarda mbetet e treta me 23 pikë.

(Kosova Sot Online )