Wengeri e pranon gabimin e madh: Është dashur ta lija Arsenalin për ndonjë ekip tjetër

  • S.A /
  • 09 November 2021 - 09:30
Wengeri e pranon gabimin e madh: Është dashur ta lija Arsenalin për ndonjë ekip tjetër

Arsene Wenger e ka pranuar se ai është dashur të largohej nga Arsenali një dekadë më herët seç e bëri, duke zbuluar se viti 2007 ishte hera e parë kur ai i ndjeu tensionet brenda bordit të klubit.

Francezi e ka pranuar se ishte dashuria e madhe për topçinjtë e kishte verbuar kur sundimi i tij kishte nisur të zbehej.

Wengeri i mori në dorë frenat e trajnerit të Arsenalit në vitin 1996 dhe ishte në krye të njërës prej periudhave më të suksesshme në historinë e klubit nga Londra veriore.

Megjithatë, suksesi filloi të mungonte për francezin dhe ai u largua përfundimisht nga Arsenali në vitin 2018 kur ekipi nuk po merrte më pjesë në Ligën e Kampionëve.

Por Wengeri është penduar për këtë vendim.

“Unë e identifikoja veten plotësisht me klubin, ky ishte gabimi që e bëra”, tha Wengeri, i cili tani shërben si shef për zhvillimin e futbollit global në FIFA.

“Dobësia ime fatale është së më pëlqen tej mase aty ku jam, aty ku isha. Pendohem për këtë. Është dashur të shkoja diku tjetër”, tregoi ai.

“Nganjëherë e pyes veten, a u thye diçka pas sezonit kur ishim të pamposhtur? 2007-ta ishte vit vendimtar. Ishte hera e parë që mund ta ndieja tensionin brenda bordit.”

Ai shtoi: “Kam mundur të shkoja në ekipin kombëtar të Francës. Në ekipin kombëtar të Anglisë dy apo madje tri herë. Kam mundur të shkoja në Real Madrid dy herë. Kam mundur të shkoja në Juventus, Paris Saint-Germain e madje në Man Utd”.

Wengeri i fitoi 17 tituj vendorë me Arsenalin dhe e çoi atë për herë të parë në finale të Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot Online )