Pogba mund ta ketë luajtur ndeshjen e fundit për Man Unitedin

  • S.A /
  • 10 November 2021 - 09:58
Pogba mund ta ketë luajtur ndeshjen e fundit për Man Unitedin

Paul Pogba mund të mos luajë më kurrë për Manchester Unitedin, pasi klubi është i gatshëm ta shesë atë sapo të kthehet nga lëndimi.

Pogba pritet të mungojë rreth dy muaj, pasi e lëndoi kofshën e djathtë gjatë ushtrimeve me ekipin kombëtar të Francës të hënën.

Kjo nënkupton se ai nuk do të rikthehej deri në janar, kur mund t’i nisë bisedimet me klubet e tjera për largim në verë, kur edhe i mbaron marrëveshja me Unitedin.

Bisedimet mes tij dhe klubit për vazhdimin e marrëveshjes kanë dështuar plotësisht.

Sipas The Sun, drejtuesit e Unitedit janë ngopur me cirkusin rreth tij, veçanërisht me menaxherin e tij Mino Raiola.

Unitedi nuk dëshiron ta lejojë atë të largohet falas në verë, prandaj do ta linte jashtë ekipit deri në verë për ta bërë që të nënshkruajë kontratë të re.

28-vjeçari u përjashtua me karton të kuq në humbjen 5:0 kundër Liverpoolit dhe si pasojë mungoi në dy ndeshjet e radhës të Unitedit, në fitoren 3:0 kundër Tottenhamit dhe në disfatën 2:0 ndaj Manchester City.

Ajo mund të ketë qenë ndeshja e fundit e Pogbas në fanellën e Unitedit, sipas The Sun.

(Kosova Sot Online )