Xavi nis zbatimin e rregullave të rrepta siç premtoi, ia anulon Piques intervistën

  • S.A /
  • 10 November 2021 - 10:41
Xavi nis zbatimin e rregullave të rrepta siç premtoi, ia anulon Piques intervistën

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ia ka anuluar Gerard Piques një intervistë për një TV madrilen, dy ditë pasi u zotua se lojtarët e tij do të përballen me rregulla të rrepta nën sundimin e tij.

Xavi u prezantua dhe nënshkroi kontratë si trajner i Barcelonës – me kohëzgjatje deri në vitin 2024 – përkrah presidentit të klubit Joan Laporta të hënën në Camp Nou.

41-vjeçari, i cili luajti 17 vjet për Barcelonën duke i fituar 25 trofe në 767 paraqitje, tha gjatë prezantimit se në zhveshtoren e tij do të ketë rregull.

Dhe siç duket, mbrojtësi veteran dhe ish-bashkëlojtari i tij Pique do ta paguajë çmimin më të madh si një person që kalon shumë kohë në syrin e publikut.

Pique është shpesh në publik duke dhënë intervistë dhe duke bërë aktivitete të ndryshme.

Sipas mediave spanjolle, Pique e kishte caktuar një intervistë për javën e ardhshme për programin “El Hormiguero”.

Por pas emërimit të Xavit, ajo intervistë është anuluar.

Sipas gazetës së afërt me Barçën, Sport, intervista është anuluar me kërkesë të Xavit.

Xavi do ta marrë në dorën Barçën në vendin e nëntë në tabelën e La Ligës, me 11 pikë larg liderit Real Sociedad dhe gjashtë pikë larg top katërshes.

Ndeshja e tij e parë si trajner i Barcelonës do të jetë kundër Espanyolit më 20 nëntor në Camp Nou.

(Kosova Sot Online )