Antonio Conte ua ndalon picën, keçapin dhe majonezin lojtarëve të Tottenhamit

  • S.A /
  • 11 November 2021 - 10:13
Antonio Conte ua ndalon picën, keçapin dhe majonezin lojtarëve të Tottenhamit

Antonio Conte ua ka ndaluar picën, keçapin dhe majonezin lojtarëve të Tottenhamit në qendrën stërvitore të klubit, sipas mediave angleze.

Conte e udhëhoqi Tottenhamit drejt fitores 3:2 kundër Vitesses në ndeshjen e tij të parë si trajner i skuadrës të enjten e kaluar, por skuadra e tij u ndal me një barazim pa gola nga Evertoni në Premierligë të dielën.

Trajneri italian ka shumë punë për të bërë për ta arritur synimin e klubit, top katërshen në Premierligë, prandaj ka nisur zbatimin e disa rregullave të ngjashme me ato që i kishin sjellë sukses në Chelsea.

Sipas The Athletic, Conte beson se një numër i lojtarëve të tij janë mbipeshë dhe kështu ka vendosur që t’ua largojë picën, keçapin dhe majonezin nga qendra stërvitore.

Po ashtu, raportohet se ai ua ka ndaluar atyre edhe pijet e gazuara dhe iu ka kërkuar të hanë më shumë fruta dhe të pinë më shumë lëngje frutash.

Thuhet se Conte kishte mbetur i pakënaqur me gjendjen fizike të lojtarëve të vet pas fitores kundër Vitesses.

(Kosova Sot Online  )