Zyrtare: Inter vs Juventus luajnë për Superkupën me 12 janar në San Siro

  • S.A /
  • 12 November 2021 - 13:42
Zyrtare: Inter vs Juventus luajnë për Superkupën me 12 janar në San Siro

Tashmë është zyrtare, Superkupa e Italisë për edicionin e vitit 2021 do të zhvillohet në mitikun San Siro.

Derbi i Italisë, Inter-Juventus do të zhvillohet pikërisht në shtëpinë e zikaltërve në 12 janar.Vendimi ishte marë prej javësh por u vendos vetëm në mbledhjen e fundit të Asamblesë së mbajtur në ligën italiane të futbollit.

Ashtu si një vit më parë kur dueli Napoli-Juventus u luajt në Reggio Emilia edhe në këtë edicion Superkupa e Italisë do të luhet në Apenine me ndryshimin që do të zhvillohet në stadiumin San Siro, duke hedhur poshtë kështu pistën Arabi Saudite edhe në këtë edicion.

(Kosova Sot Online )